Në një intervistë në TV, presidenti i Serbisë Vuçiq ka drejtuar gishtin akuzues kundër sulmeve që vijnë nga opozita për dorëzimin e Kosovës.
“Nëse e kam dhënë Kosovën pse nuk jeni në rrugë – qëllimi është koka ime dhe largimi nga pushteti”, ka thënë ai, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.
Gjatë bisedës duke komentuar deklaratën e Mlagjen Gjorgjeviç që sipas “Novosti” është kumbarë me Gjilas që në N1TV e akuzoi Vuçiqin se e ka dhënë Kosovën, ekonominë serbe dhe do ta jap edhe Serbinë perëndimore, Vuçiq tha se “nëse është kjo e vërtetë pse opozita rri e nuk del në rrugë”.
Akuzën se Vuçiq atë që ka dorëzuar nuk e solli nga vendlindja e tij në Çipuriç dhe Jajinç, Vuçiq tha se rastësisht” ka lindur në Beograd, por nuk mendon se kjo është ndonjë përparësi dhe se është më i mirë se kushdo qoftë që ka lindur në lindje a perëndim të vendit”.
“Kjo nuk përcakton faktin nëse je i mirë, i suksesshëm apo i vlefshëm, pse ju nuk jeni në rrugë nëse si thoni paskam nënshkruar pavarësinë e Kosovës, ku kam tradhtuar dhe kur”, shtroi pyetjen ai.
“Keni dëgjuar për njeriun që veten e quan vojvodë çetnik dhe ai është vojvoda i vetëm çetnik që është bashkëpunëtor me Naser Oriç”, tha Vuçiq, kur u pyet nëse ka fyer Sheshelin, që i thotë vetes vojvoda i vetëm çetnik, sikurse edhe për Gjorgjeviçin që është çetnik i rrejshëm.
Vuçiq tha a ka kuptim ajo që Gjorgjeviç thotë, duke shtuar se qëllimi i vetëm i tyre edhe opozitës është heqja nga pushteti dhe “heqja e kokës së tij”.