Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18 vjeçares, Dardan Krivaqa, përcjell Bota sot.
Kjo është konfirmuar nga policia e Ferizajt përmes një komunikate për media.
Ndërsa në Ferizaj po vijon protesta para Stacionit Policor, te Prokuroria Themelore dhe para Gjykatës me thirrjet se edhe këto institucione i kanë duart me gjak.
Pankartat e protestuesve po vendosen para Gjykatës Themelore, ndërkohë që po vazhdojnë thirrjet "Asnjë më", "Marre", "Dhunuesi në burg", dhe "Drejtësi për Marigonën".
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).