Vuçiq për vazhdimin e dialogut në Bruksel: Nëse marr ftesë, do të shkoj

Lajme

Vuçiq për vazhdimin e dialogut në Bruksel: Nëse marr ftesë, do të shkoj

Nga: F.B Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:11
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sot se nëse merr ftesë për vazhdimin e dialogut në Bruksel, do të shkojë, duke nënkuptuar se ende nuk ka marrë ftesë, ndonëse mediet serbe kanë theksuar se Vuçiq ka marrë ftesë për raundin e ri të bisedimeve, përcjell “Bota Sot”.

Këtë Vuçiq e tha sot, gjatë vizitës që i bënte një projekti të infrastrukturës në Stara Pazova.

“Nëse e marr ftesën për raundin e ri të bisedimeve në Bruksel, do të përgjigjem edhe do të shkoj”, tha Vuçiq, ndërsa në pyetjen a do të thotë kjo se në këtë muaj nuk do të ketë raund të ti të bisedimeve, as të delegacioneve në dialogun teknik, ai tha se ky muaj shkoi, që do thotë nuk ka takim.

Ndërsa, lidhur me marrjen e postit të mitropolitit Joanikije në Malin e Zi me 5 shtator, Vuçiq tha se nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje.

“Nuk kam ftesë, nëse marr ftesën do të mendohem dhe pastaj do të ju njoftoj”, tha Vuçiq, duke komentuar edhe shkrimet në “Danas” se ai veç ka marrë ftesën dhe nuk do t’i përgjigjet.

Vuçiq u shpreh se një medium e ka edhe në faqen e parë njoftimin lidhur me këtë ngjarje, duke shpik gjëra të paqena.

“Ata gënjejnë edhe nuk mërziten për atë. Nuk shqetësohen fare duke krijuar tekste të bazuara në gënjeshtra”, deklaroi Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat