Përmes një njoftimi për media, Gjykata Themelore në Ferizaj, sqaron opinionin publik lidhur me komunikatën me titull Paraburgim ndaj të dyshuarit A.S. për vrasjen e 18 vjeçares.
"Gjykata Themelore në Ferizaj, në përpjekje për të dhënë sa më shumë informata lidhur me rastin e caktimit të masës së paraburgimit, ndaj njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares, ndër të tjera ka përmendur edhe motivet e vrasjes të cilat janë nxjerrë nga kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe dosjes së lëndës, në bazë të të cilave është marr edhe aktvendim nga gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.S", thuhet në njoftim..
Po ashtu, aty theksohet se Gjykata respekton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe siguron proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent të këtij rasti deri sa vendimi të marr formën e prerë.
Ndryshe, në komunikatën e lëshuar gjatë ditës thuhej se vrasja e Marigona Osmanit në Ferizaj u krye për motive të ulëta tradhtie, ashtu që i dyshuari kryesor dështonte se kjo e fundit e kishte tradhtuar me një të afërm.