Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka kundërshtuar vendimin për Ivan Todosijeviq.
Gjykata e Apelit në Kosovë, ka dënuar anëtarin e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq me dy vjet burgim për deklaratat për Reçakun.
Lidhur me këtë, është deklaruar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, shkruan RTS.
Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Kosovë për Ivan Todosijeviq është i turpshëm.
Petkoviq e quan këtë vendim si të papranueshëm dhe shtoi se ishte një instrument i politikanëve të Kosovës për t’u marrë me popullin serb në Kosovë.
“Dënohet të shkojë në burg për dy vjet, vetëm sepse e tha të vërtetën është absolutisht e papranueshme, u shpreh ai.