Presidenti i Serbisë Vuçiq komentoi vendimin ndaj Ivan Todosijeviç, të cilit gjykata në Prishtinë i caktoi dy vjet burgim për shkak të deklaratës së tij për Reçakun, shkruan “B92” transmeton “Boat Sot”.
"Serbi nga Kosova, Ivan Todosijeviç është dënuar me dy vjet burgim vetëm se ka thënë të vërtetën. Të vërtetën për Reçakun dhe atë që i ka ndodhur popullit serb. U dënua nga gjykatësit shqiptarë edhe pse sipas marrëveshjes së Brukselit, është dashur dy gjyqtarë të jenë serbë e një shqiptarë. Kjo është shkelje brutale e të drejtës, e drejta për fjalë të lirë marrëveshje e nënshkruar me shqiptarët edhe BE”, tha Vuçiq.
"Ftoj evropianët edhe BE që të ftojnë shqiptarët dhe tu thonë se duhet të përmbushin atë për çka jemi pajtuar edhe nënshkruar. Ftoj serbët e Kosovës të jenë të bashkuar dhe me Todosijeviç, ashtu sikur Serbia qendrore do të jetë përkrah tij dhe ndaj popullit serbe” tha ai.
Gjykata e Apelit në Prishtinë ka konfirmuar vendimin e gjykatës themelore në Prishtinë, ku deputeti Todosijeviç u dënua me dy vjet burgim për shkak të deklaratës për shqiptarët edhe Reçakun.
Shkak i ngritjes së akuzës ndaj tij, ishte deklarata e Todosijeviç me rastin e 20 vjetorit të bombardimit të SRJ, kur u shënua bombardimi në Zveçan.
“Shkas i agresionit ndaj vendit ishte e ashtuquajtura katastrofa humanitare në Kosovë dhe Reçaku i shpikur, janë pikërisht terroristët shqiptar që shpikën dhe krijuan krime në Kosovë, për të cilat ende askush nuk u përgjigj. Ata kanë kryer krime para NATO-s, kanë vrarë nikoqirët e mirë serb në pronat e veta. Ndërsa aktet e përgjakshme i vazhduan edhe pas hyrjes së forcave paqësore në Kosovë”, pati deklaruar ai, për çka u dënua.