Policia jep detaje për konfliktin në KQZ ku u përfshi Sami Kurteshi - ja si ndodhi rasti

Lajme

Policia jep detaje për konfliktin në KQZ ku u përfshi Sami Kurteshi - ja si ndodhi rasti

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 09:23
Sami Kurteshi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e djeshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku dyshohet se një zyrtar i këtij institucioni është sulmuar për shkak të mos mbajtjes së maskës, nga anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ishte raportuar rreth orës 12:20.

Viktima siç thuhet në raport është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari pasi nuk kishte vendosur maskë.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën”, thuhet në raport.

Po ashtu, lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti.

“Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat