Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 111 vjetorin e lindjes së Shën Terezës, ka thënë se fuqia e saj rrezatuese, përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore, trashëgimia e jashtëzakonshme që la, bënë krenarë të gjithë shqiptarët.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se ajo i dha botës shembullin më unik të humanizmit.
Duke e universalizuar në përmasa botërore mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare.
“Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj”, ka shkruar ai.