Tahiri ketë e ka bërë të ditur përmes një postimin në rrjetin social Facebook.
Tahiri ndër të tjera tha se me kryebashkiakun e Tiranës njihemi rreth dy dekada me parë, gjatë studimeve në Mbretërinë e Bashkuar, njëri në Brighton, e tjetri në Birmingham për politikat zhvillimore dhe integrimet evropiane, transmeton lajmi.net.
Në takim u diskutua kryesisht për projektet qe ka zbatuar Tirana si ato të estetikës urbane, projektet e gjelbërta, e deri tek ato specifike si Pazari i ri i Tiranës.
E po ashtu, e informova lidhur me garën në Podujevë, por edhe rreth Platformës Zhvillimore për Podujevën 2025, theksoi Tahiri.