Rast i rrallë, në Kosovë lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë

Lajme

Rast i rrallë, në Kosovë lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin në ShSKUK.

“Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.

Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat