36 qytetarë të Kosovës humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e virusit CoVID-19. Po ashtu u shënuan edhe 1630 raste të reja me këtë virus.
Lidhur me këtë, ka reaguar publicisti Imer Mushkolaj, duke rikujtuar se dje vdiqën 18 persona ndërsa sot 36.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, derisa tha se nuk bëhet politikë me viktima.
"Dje 18, sot 36 jetë të humbuna. Kujdesuni për veten dhe të tjerët. Nuk bëhet hajgare me virus. Nuk bëhet politikë me viktima", shkroi ai.