Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, thotë se sot ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në Serbi.
Ajo ju ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe mos ta rrezikojnë jetën e tyre dhe të afërmëve.
”Sot, mora dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Ju lutem të vaksinoheni! Pa përjashtim.
Pandemia është në mesin tonë. Edhe rastet fatale.
Vaksinimi është mbrojtja e dëshmuar. E jetës sonë dhe e jetës të të tjerëve.
Vaksinimi është obligim”.