Shefi i delegacionit serb në bisedime Petkoviç nënvizoi se “shteti i Serbisë dhe populli serb në ditën ndërkombëtare të peronave të pagjetur m respekt të thellë dhe pietet përkujton të gjithë ata fati i të cilëve ende është i panjohur pas ngjarjeve tragjike në ish-Jugosllavi”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Ai nënvizoi se shteti ynë ka kthyer kulturën e përkujtimit , ashtu që viktimat e pafajshme mos të harrohen kurrë.
“Për ne hulumtimi i fatit të personave të pagjetur nuk është çështje politike, aq më pak politikë ditore, nuk është çështje e përkatësisë etnike por çështje civilizimi dhe humanizmi që e kemi borxh nga e kaluara por edhe për të ardhmen dhe bashkë-jetesën me fqinjët tanë” tha ai duke shtuar se “është humbje që mbi dy dekada pas konfliktit në Kosovë ende nuk dihet fati i 1639 personave dhe familjet me dhembje presin të dinë varrin e më të dashurve të vetë” .
“Jemi dëshmitar se pala e Prishtinës sillet njëanshëm rreth viktimave serbe duke sulmuar Beogradin në vend të përgjigjet dhe lejoj hulumtimin për serbët e pagjetur. Ne jemi përgjigjur të gjitha kërkesave për hulumtim në 22 lokacione, ata nuk kanë mundësuar hulumtimin e 10 vendeve të dyshimta për varreza, si Gjakovë, Koshare, Lapushnik, Prizren, Istog, Suharekë, Klinë, Gjilan edhe Mejë.