Një pacienti 33 vjeçar i është nxjerr nga stomaku një telefon pasi ai e kishte përbirë atë.
Këtë e ka bërë e ditur nga specialisti i gastroenterologjisë, Skender Telekaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje ai ka treguar se kjo ndërhyrje është bërë pa e prerë lukthin fare.
Postimi i plotë:
Nxjerrja e telefonit nga stomaku
Mashkulli 33 vjeç para 4 ditësh kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorrëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime.