Diplomati i karrierës Gabriel Escobar, zëvendës ambasadori i ShBA-ve në Serbi, ka konfirmuar për agjencinë “Tanjug” se nga 7 shtatori merr detyrën e të dërguarit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin perëndimor, transmeton “Bota Sot”.
Diplomati amerikan që njihet si njohës i rrethanave në Ballkan, në këtë funksion do tw zëvendësojw Mathew Palmer.
"Emërimi im si i dërguari për Ballkanin është zyrtar dhe unë marr këtë detyrë me 7 shtator”, ka deklaruar Eskobar.
Në funksionin e ri, Eskobar do të jetë i obliguar për të punuar në zgjidhjen e disa çështjeve me rëndësi por edhe problematike në Ballkanin perëndimor, sikurse edhe çështjen e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit.
Eskobar numërohet si një ndër njohësit e mirë të çështjeve dhe rrethanave në Ballkan, ndërsa të tjerët për të thonë se është diplomat i paanshëm, shkruajnë mediet serbe.
Para detyrës së re, në të cilën do vije pas një jave, Eskobar për dy vite nga gushti 2019 ishte zëvendës ambasador i ShBA-ve në Beograd dhe deri në ardhjen e ambasadorit Godfri ai ishte edhe udhëheqës i punësve në përfaqësinë amerikane në Serbi.
Më herët ai ka shërbyer edhe në disa vende tjera përfshirë Bagdadin.