Në mesin e viktimave të sotme nga virusi CoVID-19 është edhe një djalë i ri nga Drenica.
Kështu njoftoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu sipas të cilës bëhet fjalë për të riun me emrin Faton.
Ajo ka postuar një fotografi të Fatonit në Facebook, duke thënë se i njëjti ishte djal i jashtëzakonshëm dhe punëtor. Në fotografi shihet i ndjeri nën përqafimin e një fëmije, që mesa duket është i tij.
“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, shkroi deputetja Deliu në Facebook.