​Vuçiq: Serbia s’mund të anëtarësohet në BE derisa të zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën

Lajme

​Vuçiq: Serbia s’mund të anëtarësohet në BE derisa të zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:05
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vendi i tij nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian derisa të zgjidhë marrëdhëniet me Prishtinën dhe se askush nuk duhet të gënjejë apo mashtrojë për këtë çështje.

"Por është e rëndësishme që Evropa të tregojë se është ende tërheqëse, në mënyrë që kombet e tjera të kenë dëshirën për të qenë pjesë e Evropës," tha ai në një deklaratë për shtyp, gjatë pauzës në Forumin Strategjik të Bledit.

Vuçiq tha se kishte marrë informacion se Prishtina do të niste një ofensivë diplomatike më 4 shtator, duke kërkuar që Kosova të pranohej në shumë organizata ndërkombëtare, dhe vlerësoi se kjo nënkuptonte ndalimin e zbatimit të mëtejshëm të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Vuçiq shtoi se ai pret që biseda në nivelin teknik me ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak të rifillojë së shpejti dhe se ai pret që diplomati sllovak të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën së shpejti.

Presidenti serb tha se nuk u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bled, por se ai "e pa atë nga skena".

Ai shtoi se "të gjithë po presin që të përfundojnë zgjedhjet lokale në Prishtinë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat