Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet gjinekologes Pranvera Zejnullahu- Raci, ka inkurajuar gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të #VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19!
MSH thotë se vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin.
“Të nderuara gra shtatzëna dhe nëna gjidhënëse pandemia CoVID-19 nuk ka përfunduar ende, prandaj në bazë të rekomandimeve të organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Amerikë dhe IKSHPK-së, grave shtatzëna dhe nënave gji dhënëse iu lejohet vaksinimi kundër CoVID-19, ju bëj apel që në bashkërendim dhe me këshillë të mjekut tuaj gjinekolog të vendosni për vaksinimin tuaj”, thuhet në video-mesazhin e doktoreshës.