Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 1894 raste të reja me CoVID-19, nga 14 e 284 teste të realizuara.
Po ashtu, IKSHPK bëri të ditur se 22 persona kanë humbur si pasojë e virusit CoVID-19 në Kosovë.
Sipas raportit, katër nga personat e vdekur i takojnë moshës 80 vjeçare, katër të tjerë nga mosha 70-79 vjeç, të moshës 60-69 vjeç janë katër persona të tjerë, pesë i përkasin moshës 50-59 vjeçe, gjashtë të moshës 40-49 vjeç, si dhe një person i moshës 30-39 vjeçare.
Po ashtu, bëhet e ditur se 13 nga të vdekurit janë të gjinisë femërore kurse 9 të gjinisë mashkullore.