Gjenerali amerikan Barbero tregon se pse duhet të vazhdojë investimi amerikan edhe i NATO-s në Kosovë

Lajme

Gjenerali amerikan Barbero tregon se pse duhet të vazhdojë investimi amerikan edhe i NATO-s në Kosovë

Nga: F.B. Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:20
Majk D. Barbero

Majk D. Barbero, gjeneral-koloneli amerikan në pension në intervistë për media ka thënë se nuk u befasua pse Kosova, Shqipëria e Maqedonia si aleate të forta pranuan afganët.

Sipas tij, NATO e ShBA duhet bëjnë gjithçka që Serbia të hyjë në NATO, transmeton “Bota Sot”.

"Vendimi i presidentit për t'i dhënë fund misionit amerikan në Afganistan deri më 1 shtator, dhe mënyra katastrofike që ne u larguam nga Afganistani. Së pari, rekomandimi i presidentit ishte që të mbante 2,500 trupa amerikane në Afganistan për të mbështetur forcat afgane. Po të ishte ndjekur ky plan, këto 2,500 trupa do të kishin vazhduar të mbështesnin forcat afgane dhe të parandalonin talebanët të pushtonin vendin. Këto gabime u përkeqësuan më tej nga një tërheqje e kryer dobët. Rezultatet ishin katastrofike: ne humbëm 13 ushtarë trima dhe marinsa; Ne braktisëm disa qindra amerikanë dhe i lamë aleatët tanë afganë në një fat të tmerrshëm. E gjithë kjo mund të ishte shmangur”.

Në pyetjen se si e sheh pranimin e afganëve nga Kosova, Shqipëria edhe Maqedonia, Barbero tha: “Në Afganistan ka krizë humanitare, ne kemi miq në Ballkan, ato vende janë aleate të fuqishme me SHBA dhe përgjegjëse si anëtare të bashkësisë ndërkombëtare. Unë i njoh disa personalisht nga liderët në Kosovë që janë patriotë edhe lider me karakter, andaj nuk jam i befasuar që kanë shprehur dëshirën për mbështetje në krizën humanitare”, u shpreh ai.

Media e ka pyetur gjeneralin se pas tërheqjes nga Afganistani, shumë persona në Ballkan kanë thënë se Amerika mund të tërhiqet nga Kosova.

Në këtë pyetje gjenerali Barbero tha se beson se në interesin amerikan është kontributi në Kosovën stabile edhe të fortë, kam qenë atje se drejtojë një kompani mermeri, e njoh mirë Kosovën dhe besoj se investimi amerikan edhe i NATO-së duhet vazhdojë.

Ka vende si Rusia që duan të rrisin ndikimin në regjion, andaj duhet fuqizojmë Kosovën dhe prania e KFOR-it duhet të vazhdojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat