Kush është Kosovare Murtezaj, kandidate për asamble komunale në Skenderaj

Lajme

Kush është Kosovare Murtezaj, kandidate për asamble komunale në Skenderaj

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:46
Kosovare Murtezaj dhe Bekim Jashari

Kosovare Murtezaj, është një nder 34 emrat e përzgjedhur për kandidat për Asamble Komunale, nga Lista e Pavarur Bekim Jashari, Ideal për Skenderajn.

Murtezaj, ka përfunduar studimet për sociologji, ne Universitetin e Prishtinës.

Po ashtu, Murtezaj, mbi 10 vjet ka shërbyer si vullnetare në Shoqerinë Kulturore Artistike “Drenica”, e me pas si pjesë e Ansamblit “Drenica”.

Kandidatja për Asamble në Kuvendin e Skenderajt, këtë hap të ndermarrë e konsideron privilegj por në të njejtën kohë edhe përgjegjësi për t’iu shërbyer, qytetarëve të Skenderajt.

“Siç jeni të njoftuar tashmë, me besimin e kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, unë jam pjesë e listës për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit. Ky vendim sa është privilegjues për mua është edhe po aq përgjegjësi, në mënyrë që angzhimi im të jetë i duhuri dhe IDEAL për qytetarët e komunës sonë”, ka shkruar ajo në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat