Foto e rrallë: Kështu vaksinoheshin qytetarët e Kosovës kundër variola verës në vitin 1972

Lajme

Foto e rrallë: Kështu vaksinoheshin qytetarët e Kosovës kundër variola verës në vitin 1972

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 09:57
Vaksinimi kundër variola verës në vitin 1972

Gazetari Bujar Vitija ka publikuar një fotografi të rrallë që është realizuar në vitin 1972.

Këtë fotografi, ai e ka publikuar si kritikë ndaj atyre që po refuzojnë vaksinimin dhe skadimin e afatit të vaksinave.

Në këtë foto shihen disa burra duke u vaksinuar kundër variola verës.

“Vaksinimi kunder variola veres ne vitin 1972 ne Kosove. Atehere njerezit i besonin shkences. Plus vaksinave nuk iu skadojke afati”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë Vitia kësaj fotografie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat