Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka shtyrë afatin deri më 31 dhjetor 2021 për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën për biznese.
Drejtoria për ekonomi dhe financa njofton të gjitha bizneset e Komunës së Prizrenit që është shtyrë afati për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën për biznese.
“Sipas këtij vendimi, bizneset që kanë obligime ndaj komunës për taksën për ushtrimin e veprimtarisë, do t`u falet 70% e obligimeve të krijuara për periudhën 2014-2019.
Për të përfituar nga kjo falje, bizneset duhet të paguajnë 30% të obligimeve deri më 31 dhjetor 2021. Për më shumë informata kontaktoni Drejtorinë për Buxhet dhe Financa përmes email-t [email protected]”, thuhet në njoftim.