Janë ngritur 50 aktakuza ndaj 58 personave vetëm gjatë 24 orëve

Lajme

Janë ngritur 50 aktakuza ndaj 58 personave vetëm gjatë 24 orëve

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza kundër 58 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 16 persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave.

Si dhe ka ngritur 36 aktakuza kundër 40 personave, për vepra të ndryshme penale.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat