Ide kreative nga një lokal në Vushtrri në këtë kohë pandemie

Lajme

Ide kreative nga një lokal në Vushtrri në këtë kohë pandemie

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 13:56
Pamje nga lokali

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës kanë bërë që të ndalohet shërbimi brenda lokaleve për bizneset që ushtrojnë veprimtari nga fusha e gastronimisë.

Kështu një lokal në Vushtrria ka zgjedhur një formë kreativitet për demonstruar respektimin e masave dhe gjendjen brenda hapësirave të brendshme të tij duke vendosur lodra.

Në një foto shihet se brenda lokalit janë të vendosura lodra të formave të ndryshme për të pasqyruar mungesën e njerzve brenda këtyre lokaleve.

Një lokal në Vushtrri ka zgjedhur një formë interesante që hapësirat brenda tij mos t’i lë bosh. Pasi njerëz brenda nuk ka, pronari i këtij lokali në këtë qytet i ka vendosur disa lodra që nuk mbajnë maska dhe janë të pa vaksinuar në karriget e dedikuara për njerëz.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës ndalon shërbimin brenda lokaleve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat