Ashtu sikur edhe ditëve të kaluar edhe sonte shkaku i masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës, në kufirin Shqipëri-Kosovë janë krijuar radhë të gjata.
Nga ana për të hyrë në Kosovë radhë shkojnë edhe në disa qindra metra.
Lexuesit kanë dërguar pamje, teksa shoferët i binin borisë në shenjë proteste.
Edhe më parë kishte ndodhur një gjë e tillë.