Mediat serbe e bëjnë hero policin malazez që thuhet se luftoi në Koshare

Lajme

Mediat serbe e bëjnë hero policin malazez që thuhet se luftoi në Koshare

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 14:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat serbe i kanë bërë jehonë veprimit të një pjestari të forcave speciale të policisë së Malit të Zi pasi shugurimit të mitrolitit Joanikije në Cetinje.

Menjëherë pasi dëgjoi këmbanat e manastirit, polici kaloi armën në dorën e majtë duke bërë kryqin ortodoks me dorën e djathtë, ndërsa pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale në gjuhën serbe.

Më pas, polici i quajtur Petar Knezevic u prit nga Joanikije, i cili theksoi në një postim në Instagram se malazezi kishte marrë pjesë edhe në luftën e Koshares, ku sipas tij po mbronte sovranitetin e Serbisë.

Komentet e tij kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale për shkak se plagët e luftës nuk janë shuar ende në Kosovë, në një kohë kur janë mijëra të humbur dhe po ashtu një numër i madh grash të përdhunuara nga kriminelët serbë.

Një ditë më parë, malazezët protestuan kundër shugurimit të mitropolitit serb në Cetinje duke kërkuar largimin e influencës serbe nga shteti i tyre. Kjo bëri që qeveria pro-serbe të angazhonte forcat speciale për nxjerrjen e mitropolitit nga Manastiri i Cetinjes me helikopter.

Pamjet KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat