Ministri serb i ankohet shefit të ri të BE-së për Kosovën

Lajme

Ministri serb i ankohet shefit të ri të BE-së për Kosovën

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 15:31
Nikola Selakoviq dhe Emanuele Joffre

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, bisedoi sot me shefin e ri të delegacionit të BE -së në Serbi, Emanuele Joffre.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Selakoviq theksoi se dialogu dhe kompromisi janë çelësi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Ai shtoi se “Prishtina me këmbëngulje nuk i përmbush detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit dhe nuk mundëson krijimin e Asociacionit të Komunat serbe, raporton Tanjug.

Ai tha se është e nevojshme që Prishtina të fillojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, dhe tha se presin që Bashkimi Evropian, si garantues i Marrëveshjes së Brukselit, të këmbëngulë fort në këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat