Çdo ditë e më shumë po rritet numri i viktimave që po e humbin jetën nga CoVID-19 në moshë të re. Një fat të tillë e kishte edhe një mësuese nga Prishtina.
Shkolla fillore e mesme e ulët “Zenel Hajdini” në Prishtinë ka njoftuar se ka humbur një nga mësueset e saj si pasojë e CoVID-19.
Përmes një njoftimi në Facebook kjo shkollë ka bërë të ditur se mësuesja Ajete Maxhuni-Islami nuk ka mundur t`i mbijetojë virusit.
“Njoftojmë të gjithë se sot më 06.09.2021 e humbi betejën me Covid mësuesja jonë e dashur, Ajete Maxhuni Islami. Varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e qytetit në orën 16:00, por për shkak të gjendjes do të jenë prezent vetëm familja. Do të na mungush shumë mësuesja jonë e dashur ”, thuhet në njoftim.