Nënë dhe bir nga Zhegra e Gjilanit kanë vdekur sonte si pasojë e infektimit me Covid-19.
Kështu njoftoi kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri në emision Prime time.
“Fatkeqësisht sonte u njoftova se dy anëtarë të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdekur, janë nënë e djalë. Kanë vdekur sonte në mbrëmje dhe kjo e rëndon shumë situatën”, tha ai.
Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndë.
Haziri ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Gjilanit janë gati 900 raste aktive.