Gazetari spanjoll befasohet në Kosovë

Lajme

Gazetari spanjoll befasohet në Kosovë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 08:17
Miguel Angel Lara

“20 sekonda pritje në kontrollin e pasaportave, një mirëseardhje dhe një shaka: “Hej, thuaj në Spanjë se ne jemi një vend.”

Miqësi ekstreme. Sigurisht, për Covid, në ora 10 të gjithë në shtëpi” shkruan gazetari i Marcas, Miguel Angel Lara në Twitter.

Kosova luan me Spanjën të mërkurën në “Fadil Vokrri”.

Delegacioni spanjoll të martën udhëton për në Prishtinë, ndërsa gazeta spanjolle “Sport” ka shkruar të hënën se Kosova ka ende hesape të hapura me Spanjën, duke iu referuar prezantimit jo të denjë që i kanë bërë Kosovës autoritet spanjolle për ndeshjen në Sevilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat