“Ajo çfarë kemi parë e përjetuar është vetë tmerri”/ Flet vëllai i Liberta Selacit: Ju lutem deri në qiell, mos e nënçmoni këtë pandemi

Lajme

“Ajo çfarë kemi parë e përjetuar është vetë tmerri”/ Flet vëllai i Liberta Selacit: Ju lutem deri në qiell, mos e nënçmoni këtë pandemi

Nga: N.Sh. Më: 7 shtator 2021 Në ora: 09:39
Liberta Selaci

Vëllai i grimeres nga Vushtrria, e cila vdiq si pasojë e infektimit me Covid-19 përmes një postimi në facebook, kanë falënderuar të gjithë qytetarët për ngushëllimet që kanë shprehur këto ditë.

Liberta Selaci ndërroi jetë më 4 shtator pas infektimit me Covid-19 bashkë me foshnjën e saj, shkruan gazeta "Bota sot".

Vëllai i saj Mek Selaci thotë se përjetimi i tyre në këto javë ishte vet tmerri.

Ai kërkon që të vaksinohen qytetarët e Kosovës, derisa uron që mos e përjetoftë askush dhimbjen që e kanë përjetuar vet ata.

Postimi i plotë:

Të nderuar dashamirë nga e gjithë Kosova dhe mërgata

Po e shfrytëzoj rastin që përmes këtij postimi, të ju falenderoj për ngushllimet e bashkndjenjen që treguat e po tregoni për familjen tonë.

Falë besimit të pathyeshëm në Zotin fuqiplotë dhe përkrahjen tuaj, ne po e kalojmë këtë humbje shumë më lehtë se sa që mund ta imagjinojë ndokush.

I falemnderohemi të Gjithëfuqishmit All-llah, që pjesa tjetër e familjes jemi shëndosh e mirë.

Jemi tejet mirënjohes që kishim fatin që Liberta ishte dhe është bija jonë, për të cilën do të ndihemi krenarë tërë jetën.

Vdekja e saj le të shërbej për gjithë neve si mesazh vetëdijesimi për respektimin e masave mbrojtëse nga ky virus.

Ju lutemi, kujdesuni për vetën tuaj dhe për gjithë ata që ju rrethojnë.

Ajo çfarë kemi parë e përjetuar në këto javë, është vetë tmerri.

Ju lutem, ju lutem deri në qiell, mos e neglizhoni këtë gjendje, mos e nençmoni këtë pandemi.

Vaksinohuni!

Urojmë qe më askush të mos përjetojë dhimbje e lot nga kjo situatë e mallkuar!

Me dashuri për të gjithe ju,

Familja Selaci

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat