Drejtori i zyrës së (ashtuquajtur) për Kosovën Petar Petkoviç, ka thënë sot se secila bisedë në Bruksel ka atmosferë të pakëndshme, por pala serbe është atje për të mbrojtur interesat serbe, por edhe për respektimin dhe përmbushjen e marrëveshjeve, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
Ai tha se Beogradi do të insistojë në 5 tema: formimin e asociacionit të komunave, të pagjeturit, gjykatat, energjetikën dhe lirinë e lëvizjes, duke nënvizuar se Serbia përherë do të jetë e gatshme për dialog dhe qasje konstruktive.
Nga këto bisedime do të varet edhe vazhdimi i raundit të ri të dialogut mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.
Petkoviç në Bruksel deklaroi për media se takimi i ardhshëm mund të caktohet, nëse tregohet se Prishtina mund të shkojë tutje. “Serbia është ajo që insiston në dialog edhe ka qasje konstruktive dhe ështe e gatshme për dialog” tha ai.
Sipas tij, për përparim dhe zhvillim “në secilin kuptim dhe në planin ekonomik, Beogradi, Prishtina edhe shtetet tjera në regjion duhet të bashkëpunojnë”
Ndërsa, lidhur me asociacionin, Petkoviç tha se, ajo është zemra e marrëveshjes së Brukselit dhe aty mbështetet dialogu dhe marrëveshjet e arritura, por edhe pas 3 mijë e 63 ditëve ai ende nuk është formuar.
Beogradi sipas tij, insiston edhe në çështjen e të pagjeturve, “Edhe më tutje nuk janë gjetur 1.639 persona prandaj konsideroj s kjo nuk është çështje politike po civilizuese që ngarkon posaçërisht raportet mes Beogradit edhe Prishtinës” tha ai.