Përveç 28 rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit që janë regjistruar në 24 orët e fundit, COVID-19 i ka marrë jetën edhe një fëmije 2 vjeçar, i cili ishte i shtrirë në klinikën e Pediatrisë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’, gazetari për shëndetësi, Bujar Vitija.
Sipas tij, fëmija kishte edhe diagnoza të tjera.
“Ka vdekur një fëmijë dy vjeç në Pediatri të QKUK-së. Fëmija ishte i prekur nga Covid-19 dhe fatkeqësisht kishte edhe diagnoza të tjera”, ka shkruar Vitija.