Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 1 mijë e 29 raste të reja me CoVID-19, nga 13 mijë e 84 testime.
Po ashtu, MSH raporton se edhe 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 3 mijë e 266 persona.
Postimi i plotë
08 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.
Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.
Në total numri i rasteve aktive është 22.223.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!