Nuredin Lushtakut i vdes nëna

Lajme

Nuredin Lushtakut i vdes nëna

Nga: N.Sh Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:14
Adilja dhe Nuredini

Gjeneralit Nuredin Lushtaku i ka vdekur nëna.

Kështu ka njoftuar kreu i Skenderajt Bekim Jashari.

Jashari ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Adilës, nënës së Lushtakut, i cili është edhe bashkëpunëtorë i ngushtë i tij në komunën e Skenderajt.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Adile, nënës së Gjeneralit Nuredin Lushtaku.

Nëna Adile jo vetëm për 6 djemtë e saj por ishte nënë edhe për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ishte afër Komandantit Legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij,  të cilët në ditët më të vështira në rrugën e Idealit për Liri u ushqyen nga duart e arta të saj. 

Jeta dhe vepra e saj, kontributi në luftën tonë heroike do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Në emrin tim personal dhe në emër të komunës së Skenderajt i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, Gjeneralit Nuredin Lushtaku dhe të gjithë miqve të familjes Lushtaku.

Pusho e qetë në tokën e Kosovës së Lirë nëna Adile!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat