Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi sot se gjatë dialogut teknik midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është arritur përparim i caktuar kur bëhet fjalë për çështjen e personave të zhdukur.
Ai tha se një raund i ri i dialogut në nivel të ekspertëve do të mbahet në gjysmën e dytë të tetorit.
Pas takimit trepalësh, ai tha se ”këmbënguli në çështjen e të zhdukurve dhe se familjet e të zhdukurve do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të varrosur të dashurit e tyre”, raporton Tanjug.
Paraprakisht, ishte udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi i cili konfirmoi se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.