Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Ujz të Gjakovës. Dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë ndërruar jetë, pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri, zjarr i cili sipas familjarëve, ka shpërthyer pas problemeve me energji elektrike.
E Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në mëngjes, shkruan “Bota sot”.
“Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)”, tha Gjurkaj.
Kurse në rrjetet sociale është shpërndarë foto e dy fëmijëve të cilët vdiqën, e të cilët ishin djem të axhës mes vete.