Ish-nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe shefi i trupit koordinues për Kosovë Nebojsha Çoviç ka thënë se “vërtetimin e vdekjes klinike” të marrëveshjes së Brukselit e shohim nga dita në ditë, përmes shumë dokumenteve dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar, por që nuk janë përmbushur në vepër” , shkruan “Pink TV” transmeton “Bota Sot”.
Sipas tij, BE nuk mundet të ndikojë ndaj Prishtinës në përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit.
“Do të shohim çka do të ndodhë interesant në kuadër të BE-së. Mos të harrojmë zgjedhjet në Gjermani, Francë, në faktin se nuk mund të harmonizojnë qëndrimet mes vete rreth masave në lidhje me virusin edhe pandeminë, e kemi parë sa ishin solidarë mes vete. Problemi i madh është BE, ndër tjera sepse nuk ka guxim që të pranojë se nuk mundet të bëjë diçka dhe të pranojë gabimet”, tha ai.
Marrëveshja e Brukselit sipas vlerësimit të tij është e vdekur në mënyrë klinike edhe po vërtetohet nga dita në ditë.
“Pala shqiptare nuk ka përmbushur asnjë nga obligimet e veta, ndërsa BE nuk ka forcë dhe harmoni morale të thotë kush është fajtor dhe nga fajtori të kërkojë përmbushjen e obligimeve të veta” tha Çoviç.
Në lidhje me çështjen e të pagjeturve, që nuk po zgjidhet tash e 20 vite, Çoviç tha se përfaqësuesit e shqiptarëve “që ikën nga uniformat terroriste në këpucë me llak”, më shumë iu ka konvenuar që të proklamohen si viktimë kujdestare dhe po ashtu edhe si prezantim epiko-romantik që serbët iu kanë ngulfat, duke ikur nga krimet që është evidente i kanë kryer.
“Po të ishin hapur varrezat masive dhe të bëhej identifikimi, do zgjidhej një nga çështjet kryesore që është bazë e të drejtave të njeriut” përfundoi Çoviç.