Mediet serbe kanë vazhduar sulmet ndaj opozitës përkatësisht Gjilasit e Marinika Tepiq duke komentuar çdo gjë që ata bëjnë, kështu ka ndodhur edhe pas deklaratës së kumbarit të Gjilasit Mlagjan Gjorgjeviç që sulmoi aktivistët Kovanoviç dhe ish-kryetarin e Shabacit Zelenoviç, se me hyrje në Parlament do ndihmojnë në tradhtinë dhe “njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Sipas “Objektiv” Gjilas edhe Marinika Tepiç godasin përmes Gjorgjeviçit aktivistët Jovanoviç dhe Zelenoiviç se “do të pranojnë pavarësinë e Kosovës”, duke deklaruar se "ata që hyjnë në Parlament, do i ndihmojnë Vuçiqit për tradhtinë ndaj Kosovës”, transmeton “Bota Sot”.
Gazeta shkruan se Gjilas edhe Teçiq përmes Mlagjan Gjorgjeviçit kanë goditur lëvizjen “nuk e mbysim Beogradin” dhe “të mbrojmë lumenjtë dhe malet e vjetra” që drejtohen nga Aleksandar Jovanoviç Çuta dhe ish-kreu i Shabacit Nebojsha Zelenoviç.
Gjorgjeviç duke komentuar një deklaratë të Çutes tha se ajo që ka thënë ai është toksike dhe nuk merret me to, ndërkohë që mbrojti “mediet që kontrollohen nga Gjilas” e krerët e dy lëvizjeve Jovanoviç e Zelenoviç i quajti “të përshtatshëm për pushtetin” dhe “opozitë e cila nuk do kundërshtohet nga Vuçiq.
Ai po ashtu tha se nëse ata hyjnë në Parlament, do i ndihmojnë Vuçiqit për të “tradhtuar Kosovën”, do të hyjnë në NATO dhe do bëjnë pushtet plaçkitës.
Kohë më parë Çuta e ka porositur Gjorgjeviçin dhe kumbarin e tij Gjilas se po vazhdojnë të japin deklarata toksike që nuk ja vlen të komentohen.