Ka ndërruar jetë Milaim Krasniqi, zyrtar policor i PK-së.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDK, Hyzer Rizani.
Bashkarisht me njoftimin, Rizani ka ngushëlluar familjen Krasniqi për humbjen e më të dashurit të tyre.
Njoftimi:
Ngushëllime për humbjen e jetës së zyrtarit policor, Milaim Krasniqi
Në emër të Partisë Demokratike Dega në Lipjan dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Lipjanit për ndarjen nga jeta të policit Milaim Krasniqi dhe të gjithëve që humbën familjarët e tyre nga Covid-19.
Në këtë kohë të ballafaqimit me pandeminë edhe policët në vijën e parë të frontit janë heronjtë e betejës.