Pamje të dhimbshme/ Policia arreston të moshuarin, ai iu lutet ta lëshojnë: Ma këpute dorën, lëshom, unë vet vij

Lajme

Pamje të dhimbshme/ Policia arreston të moshuarin, ai iu lutet ta lëshojnë: Ma këpute dorën, lëshom, unë vet vij

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 13:42
Ilustrim

Një arrestim aspak i këndshëm ka ndodhur në sheshin e Vushtrrisë ku Policia është konfrontuar me fjalë nga një qytetar i moshuar që duket në dhimbje.

Ai dëgjohet derisa bërtet “unë vetë vij,” dhe “ma këpute dorën” pasi polici duket se e mban për dore.

Zyrtari policor e kishte kapur të moshuar derisa priste ardhjen e patrullës tjetër policore.

Një dëshmitar ka treguar se kjo ka ndodhur për shkak të mos-mbajtjes së maskës së pandemisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat