Sot, Sami Lushtaku po qendron në Mitrovicë, ku po takohet me qytetarë për të lobuar për kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzën.
Ai në këto momente po qendron në një lokal në stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku po iu bën thirrje qytetarëve ta votojnë Bedri Hamzën në zgjedhjet e 17 tetorit.
Në këtë foto shihet Lushtaku së bashku me qytetarë pa maska mbrojtëse anti-COVID, në një tavolinë me numër më të madh personash se sa është e lejuar me udhëzimet e IKShP-së.
Ndryshe, Sami Lushtaku nuk është certifikuar nga KQZ-ja si kandidat për kryetar komune, ku iu kanë rritur gjasat maksimalisht Bekim Jasharit të rizgjedhet kryetar komune.