Hoxha Faruk Sinani i cili tash e disa ditë është në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar për shërim në Turqi.
Sinanit i është përkeqësuar gjendja pas infektimit me virusin COVID-19.
Lajmin për dërgimin e hoxhës për shërim jashtë vendit e ka bërë të ditur një i afërm i tij.
“Rrugëtimi për në Turqi qoftë i hajrit i dashur Hoxhë U kthefsh sa më parë me shërim të plotë , pranë familjarëve e miqve tu. Bëhu i fortë“, thuhet në postim.