“Pravda”: Kurti kujton ditët e burgut dhe “festimin e rojeve serbe me rastin 11 shtatorit, sikur me pas shënua Crvena Zvezda gol”

Lajme

“Pravda”: Kurti kujton ditët e burgut dhe “festimin e rojeve serbe me rastin 11 shtatorit, sikur me pas shënua Crvena Zvezda gol”

Nga: N.Sh Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:49
Albin Kurti

Gazeta serbe “Pravda” ka komentuar postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që duke kujtuar kohën kur ishte në burgun serb, “rojet serbe në burg kishin festuar incidentin e 11 shtatorit në ShBA, sikur kur jepte gol Crvena Zvezda”, transmeton “Bota Sot”.

Kurti në rrjetin social Facebook ka shkruar se sulmi terrorist në Kullat binjake në ShBA para 20 viteve ka ndryshuar rrjedhën e historisë, ndërkohë që përmend se në atë kohë ishte në burg, kur “rojet serbe kanë filluar të festojnë, ndërsa ai kishte menduar se Jugosllavia apo Crevena Zvezda, ka shënuar gol në ndonjë ndeshje sporti”.

Sot shënojmë 20 vjetorin e sulmit vdekje prurës , i cili na ka tronditur të gjithëve, andaj nderojmë kujtimin për za me dhembje, solidaritet dhe me familjet e 2.977 viktimave të pafajshme dhe të të gjithë popullin amerikane”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Me këtë rast, Kurti ka porositur se ShBA për Kosovën mbetën aleat historik dhe i pazëvendësueshëm.

Në vazhdim Kurti ka theksuar se në ditën e sulmit terrorist në kullat binjake në ShBA, ai ndodhej në burg, ku ka kaluar 2 muaj e gjysmë nga dënimi prej 15 viteve për çka ishte i dënuar, ku “dita e lodhshme e pasdites në burg u shndërrua në ditë të zezë të 11 shtatorit 2011”.

Po ashtu ai kujtoi festimin që ishte bërë nga zyrtarët edhe rojet  burgut, kur ai kishte menduar se mos ishte ndonjë gol i shënuar në ndeshjet sportive, që kjo gjë përsëritej asokohe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat