Policia me detaje për vdekjen e njëvjeçares në aksidentin në Prishtinë

Lajme

Policia me detaje për vdekjen e njëvjeçares në aksidentin në Prishtinë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën “Mehmet Ali Vroni” në Prishtinë. Siç njofton policia, në aksident ishte përfshirë një kamionetë që drejtohej nga një person i gjinisë mashkullore dhe këmbësores, njëvjeçare.

Si pasojë e aksidentit fëmija ka vdekur, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obuksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Aaksident trafiku me fatalitet/Rr. Mehmet Ali Vroni, Prishtinë 11.09.2021-08:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull dhe një këmbësoreje (fëmijë) femër . Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat