Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar për mediat gjermane, se institucionet qendrore nuk do ndryshojnë Kushtetutën as nuk do të lejojnë formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se disa detaje janë në kundërshtim me kushtetutën, por do duhej të “formohej”, shkruan “RTS”, transmeton “Bota sot”.
Osmani për medien gjermane tha se “Nëse do lejohej asociacioni i qytetarëve dhe komunave serbe në Kosovë, kjo do të ishte faza preliminare për Republikën e dytë Srpska".
"Nuk duam shtet të dytë që nuk funksionon sikur që është Bosnja dhe Hercegovina”, tha Osmani.
Gazeta gjermane përkujton se përveç BE-së, edhe sekretari amerikan Metju Palmer po ashtu në fillim të korrikut ka potencuar se Prishtina duhet të formojë Asociacionin e komunave.
"Marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen”, pat thënë ish-diplomati amerikan që ishte i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkan.
Për të bërë këtë. Në Prishtinë duhet të ndryshojnë Kushtetutën, gjë që Osmani e përjashton në mënyrë kategorike, sikur se edhe “bashkësinë autonome serbe të Kosovës në përgjithësi”, shkruan gazeta gjermane.
"Nuk duam të ndryshojmë kushtetutën as të lejojmë që me asociacion të krijohet një strukturë e fuqishme një etnike. Kjo nuk është në interesin tonë, as të regjionit, apo të aleatëve tanë”, ka nënvizuar presidentja Osmani për gazetën gjermane.