Ka ndërruar jetë Shaban (Jashar) Kelmendi nga fshati Lipë i Mitrovicës.
Lajmin e hidhur e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do bëhet sot me namaz të Drekës në fshatin Lipë.
“Për shkak të situatës epidemiologjike, të pame nuk do të ketë”, bëjnë të ditur familjarët.
Kelmendi ishte pensionisti i vetëm shqiptar nga Kosova, i cili paditi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut për rikthimin e pensionit që ia kishte borxh Serbia, lëndë kjo të cilën e fitoi pas shumë vitesh mund më 2016, atëherë kur i ndjeri ishte në moshën 81 vjeçare.