Ish-ambasadori serb flet për vizitën e Merkelit: Ja si e shikon Gjermania Serbinë

Lajme

Ish-ambasadori serb flet për vizitën e Merkelit: Ja si e shikon Gjermania Serbinë

Nga: F.B Më: 13 shtator 2021 Në ora: 11:49
Merkel

Temë e ditës së sotme në Serbi është ajo se çka sjell ardhja e kancelares gjermane Merkel, vizitë kjo e planifikuar për orën 16.00, kur pritet të aterojë në Beogradë.

Sipas ish-ambasadorit të Serbisë Milisav Paiç “Gjermania shikon Serbinë si vend që mund të ndikojë në zgjidhjen e situatës në Kosovë”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Vizita e saj është e rëndësishme për regjionin dhe posaçërisht për Evropën, nëse kemi parasysh se në kohën e shkatërrimit të Jugosllavisë ishte kriza qendrore botërore. Interesi i ardhjes së Merkel është që qartë të konfirmojë interesin e Gjermanisë për regjionin”, tha sot në programin e mëngjesit ish-ambasadori i Serbisë në Meksiko, Paiç.

Të përkujtojmë se paiç aktualisht është diplomat i karrierës dhe kryetar i rrethit të politikës së jashtme serbe.

Gjermania shikon Serbinë si vendin që mundet të ndikojë me shumë rëndësi në zgjidhjen e situatës në Kosovë, por edhe në BeH që vazhdon të mbetet hapësirë e frikshme”, tha Paiç, duke vlerësuar Merkelin si gruan e cila ka shënuar epokën e re në Gjermani.

Ai shtoi se “Merkel ishte me stazhin më të gjatë si kancelare plot 16 vjet, ndërkohë që ajo së shpejti tërhiqet nga kancelari federal”, duke shtuar se ajo erdhi në krye të CDU në pushtet në momentin kur popullariteti i këtij subjekti nis të bie, por fal shkakësisë së saj politike ajo riktheu gjërat.

Mediet në Beograd po shqyrtojnë edhe mesazhin që mund të sjell varësisht nga veshje me të cilën do vijë në Beograd.

Kështu në fund të bisedës me Paiç ai është pyetur të komentojë, se çfarë ngjyre të kostumit mund të bart Merkel, pasi sipas ngjyrës së veshjes është shenjë se çfarë mesazhi bart për nikoqirin.

Sipas spekulimit rreth ngjyrës së veshjes, nëse vesh ngjyrë të bardhë është shenjë se sjell lajme të mira, nëse vesh ngjyrë të gjelbër është baraspeshuar dhe paqësore, ndërsa nëse vesh ngjyrë të zezë, atëherë i shkruhet keq dhe zi nikoqirit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat