Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së, reagon Petkoviqi

Lajme

Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së, reagon Petkoviqi

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 13:37
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më në fund ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK dhe se është gati t’i hapë ato.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që siç tha ai "ne do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur në sqarimin e fatit të 1,600 personave të zhdukur", raporton Tanjug.

Petkoviq deklaroi mes tjerash se “Beogradi është një partner absolutisht i besueshëm në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të tij nga dialogu dhe një bashkëbisedues në bashkëpunimin në fushat që përfaqësojnë trashëgiminë e qytetërimit, siç është edhe kërkimi i të zhdukurve”.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova nuk ka se çfarë të fsheh për të kaluarën e saj, sidomos duke qenë nën administrimin ndërkombëtar me misionet e UNMIK-ut dhe EULEX-it e me Tribunalin e Hagës, prandaj shtoi se tashmë është radha e Serbisë që të hap arkivat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat